Ibrahimoviç: Ekipi ka më rëndësi se unë, Fonseka jo në diskutim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2024 | 11:01

Ibrahimoviç: Ekipi ka më rëndësi se unë, Fonseka jo në diskutim

Harrojini termat individualist dhe egoist. Ibra nuk e quan vetën më bosi dhe korrigjon deklaratat e një javë më parë, duke shpjeguar se kritikët e tij nuk i kanë kuptuar. Drejtuesi kuqezi ka folur përpara derbit, duke dhënë deklaratat e mëposhtme.

milan-ibrahimovic-vuole-tudor-al-posto-di-fonseca-16x9_desktop

Ju ka shqetësuar ndonjë gjë këtë javë?

Jo, asgjë serioze. Kritika është pjesë e punës dhe e përgjegjësive. Njerëzit flasin për rolin tim, por nuk ka rëndësi, pasi vetëm Milani ka rëndësi. Me sa duket nuk është se mund të bëj shaka sepse jo të gjithë i kuptojnë shakatë, ndaj duhet të kem kujdes.

Dëshironi të shtoni diçka?

Jo, jo. Është koha që të punojmë. Është punë sfiduese, më pëlqen. E rëndësishme është ekipi dhe Milani, jo unë. Nuk është një shfaqje me një individ siç thashë. Për momentin situatën e ekipit e kemi kapërcyer këtë moment më parë dhe do ta bëjmë edhe këtë herë.

Sa ju ndikojnë kritikat juve personalisht?

Personalisht, gjërat kundër meje nuk më shqetësojnë, kam jetuar me kritika prej vitesh si futbollist. Pastaj vazhdojmë me atë që po bëj. Nuk më shqetëson, përkundrazi: më karikon dhe më jep më shumë energjitë për të bërë edhe më tepër.

A ishte derbi ndeshje vendimtare për të ardhmen e Fonsekës?

Absolutisht jo. U fokusuam vetëm te ndeshja, askush nuk foli për asgjë tjetër. Nuk ka gjëra të tjera në mendjet e në planet tona.

I kënaqur me mënyrën se si shkoi derbi i Primavera?

Maksimilian (djali i Ibrës) shënoi në ditëlindjen e tij të 18-të. E rëndësishme është që të jetë i lumtur e të vazhdojë kështu. Unë jam krenar për të dhe do ta mbështes si baba. Akoma më mirë nëse ai i shërben maksimalisht klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"