Ideja e re për të përmirësuar futbollin, Geri Nevil propozon ndryshimin e barazimeve: Fëmijëve do u pëlqente shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2024 | 16:51

Ideja e re për të përmirësuar futbollin, Geri Nevil propozon ndryshimin e barazimeve: Fëmijëve do u pëlqente shumë

Geri Nevill mendon se futbolli ka nevojë për rregulla të reja, që të jetë më entuziazmues për publikun. Dhe sipas tij, vendosja e një rregulli të ri për ndeshjet që përfundojnë barazim, do të ishte argëtues për të gjithë.

nevill

Duke folur në emisionin “The Overlap”, ai shpjegoi idenë sipas të cilës, në fund të ndeshjeve që mbylleshin në barazim, duhej të gjuheshin menjëherë penalltitë.

“Në fund të ndeshjeve të kampionatit që përfundojnë në barazim, unë do të vendosja penalltitë për një pikë ekstra. Në këtë mënyrë, ti mund të fitosh 2 pikë prej barazimit nëse fiton gjuajtjen e penalltive.

Kjo do ta bënte shumë më entuziazmuese për një tifoz që vjen të shohë. Nëse një fëmijë vjen te një ndeshje për herë të parë ose mund të jetë ndeshja e vetme që sheh atë sezon dhe në fund mbyllet 0-0 apo 1-1, ai do të shihte një fitues në fund. Fëmijët i adhurojnë penalltitë, vajzat e mia i pëlqejnë penalltitë në fund të ndeshjeve”, tha Nevill.

Një ide e tillë në fakt përdoret në disa aktivitete të skuadrave të të rinjve në Angli, në fazën në grupe të tyre. Por Nevill mendon se ky rregull duhet të fillojë të praktikohet edhe në futbollin e të rriturve në aktivitetet madhore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"