Ilir Daja ritakon Partizanin pas 21 muajsh, gjen Rrapajn dhe Saliun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2024 | 22:49

Ilir Daja ritakon Partizanin pas 21 muajsh, gjen Rrapajn dhe Saliun

Partizani rigjen Ilir Dajën dhe e anasjelltas në një ndeshje zyrtare pas plot 21 muajsh. Aventura e fundit në Shqipëri për 57-vjeçarin tiranas ishte Partizani.

ILIR DAJA 1

Në 2021-2022-shin ai i kaloi “tangjent” titullit, por afro 6 muaj më pas u largua pa shumë lavdi, pas një derbi të humbur me shifrat 1-2 kundër Tiranës së Shehit. Në atë kohë ishte fillimi i një cikli te Partizani, por te Partizani nuk e pritën shumë Dajën dhe erdhi ndarja, për t’i hapur rrugën periudhës më historike të Ballkanit dhe futbollit të Kosovës, që nën dirigjimin e tiranasit korri suksese të paimagjinueshme nga një qytezë si Suhareka.

Të enjten e ardhshme Daja ritakohet me Partizanin në një tjetër derbi. Ai prej pak ditësh është emëruar si trajner iDinamos dhe ndeshja e parë në rikthimin në stolin blu luhet në “Arenën e Demave” me Partizanin.

Në këtë betejë Daja do të takohet me lojtarë si Saliu dhe Rrapaj, të cilët ai i pati afruar në atë bashkëpunim me drejtorin Rama.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"