Incidenti me Rasmus Hojlundin, Kajl Uoker “masakrohet” nga rivalët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2024 | 15:15

Incidenti me Rasmus Hojlundin, Kajl Uoker “masakrohet” nga rivalët

Rasmus Hojlund reagoi me ironi për Kajl Uokerin, duke thënë se kapiteni i Mançester Sitit duhet të fitojë një “Oscar” pas simulimit të mbrojtësit në derbi.

nghjk

Dy kundërshtarët u përplasën pak para pjesës së parë në fitoren 1-2 të Mançester Junajtid ndaj Mançester Sitit, me Uokerin që ra përtokë duke dhuruar një shfaqje ndërsa dyshja shkuan kokë më kokë. VAR kontrolloi incidentin, por asnjë sjellje e dhunshme nuk u vlerësua pasi të dy lojtarët u ndëshkuan me karton të verdhë për përplasjen mes tyre.

Opinionistët e “Sky Sports”, Roi Kin dhe Geri Nevil e konsideruan veprimin teatral të Kajl Uokerit si “të turpshëm”, ndërsa Hojlund nuk e kurseu gjithashtu ironinë ndërsa shkroi në “Instagram”: “Mançesteri është i kuq; manushaqet janë blu; Çfarë paraqitje e shkëlqyer; Por Oscari shkon për…”, duke iu referuar rivalit të tij. Ish-kapiteni i Junajtid, Roi Kin, tha në lidhje me mbrojtësin e Guardiolës: “Shikoni këtë, unë nuk e njoh këtë djalë, por më vjen turp për të. Uokerit duhet të jetë duke i ardhur shumë turp. Të rrëzohesh në këtë mënyrë…”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"