Incidenti me tifozin e dehur mund t’i kushtojë ngjitjen në elitë Bordosë, klubi i Skukës pret në ankth: Ende nuk e dimë fatin tonë
Një incident në dukje i ekzagjeruar, mund t’i kushtojë ngjitjen në elitën e futbollit francez skuadrës së Bordosë.
Ndeshja mes Bordo dhe Rodez, vendimtare për ngjitjen në Ligue 1 të vendasve dhe për mbijetesën e Rodez, u ndërpre në pjesën e parë për shkak të një sulmi të tifozit të dehur vendas kundër lojtarit mik, Lucas Buades, autor i golit që zhbllokoi sfidën në minutën e 22-të.
Edhe pse shtyrja e tifozit të dehur, në pamje të parë dukej e lehtë, sulmuesi mik Buades, ka mbetur i shtrirë në tokë për shumë minuta të gjata, duke e detyruar arbitrin të ndërpresë ndeshjen ndeshjen. Gjithçka ka ndodhur teksa lojtari i Rodezit po festonte golin e tij pas portës së skuadrës vendëse. Buades është dërguar në spital.
“BeIn Sports France” raporton se sulmuesi ka pësuar goditje në tru. Me shumë gjasa, Bodro do e humbasë ndeshjen në tavolinë, teksa në rast se merret një vendim i tillë, skuadra që përfiton është Metzi i Xhuliano Skukës, që pret në ankth të mësojë se çfarë do të ndodhë me ndeshjen Bordo-Rodez të ndërprerë.
“Dhe sezoni 2022-2023 mbyllet me sukses, or ne ende nuk e dimë fatin tonë…”, shkruan Metz në faqen zyrtare, pas triumfit 3-2 ndaj Bastias.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"