Infrastruktura dhe heqja e pagesave për klubet, mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2024 | 16:51

Infrastruktura dhe heqja e pagesave për klubet, mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së është mbledhur sot dhe ka marrë ndër të tjera dy vendime. Bëhet fjalë për heqjen e tarifës së pagesës te klubet e Kategorisë së Tretë, që nga sezoni  ardhshëm.

komiteti ekzekutiv fshf

Po ashtu u miratua dhe kërkesa për ndërhyrje në infrastrukturën e Qendrës Sportive Kamëz.

Njoftimi i FSHF-së:

“Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi këtë të martë mbledhjen e radhës, ku u shqyrtuan dhe u miratuan disa çështje të rëndësishme për zhvillimin e futbollit në vend.

U mor vendim për heqjen e tarifës së pagesës për ekipet e Kategorisë së Tretë duke nisur që nga sezoni 2025-2026.

Komiteti u njoh me raportet e fundit mbi projektet infrastrukturore që janë në proces dhe investimet e reja që po realizohen nga FSHF-për përmirësimin e kushteve të futbollit shqiptar. Në këtë mbledhje u miratua kërkesa për ndërhyrje në infrastrukturën e Qendrës Sportive Kamëz.

Diskutimet u përqëndruan edhe në çështje administrative, përgatitjet për Mbrëmjen Gala 2024, si dhe buxhetin për futbollin amator”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"