“Interesi im 3 pikët”, Edlir Tetova pas fitores së Egnatias me Skënderbeun: Lojtarët që kam janë më të mirët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2024 | 21:18

“Interesi im 3 pikët”, Edlir Tetova pas fitores së Egnatias me Skënderbeun: Lojtarët që kam janë më të mirët

Egnatia është rikthyer te fitorja në Superiore, pasi ka mposhtur 0 me 1 Skënderbeun në transfertë. Sfida e javës së tetë u vendos nga goli i Vuthajt në pjesën e dytë.

bandicam 2024-10-05 21-15-04-341

Pas ndeshjes foli Edlir Tetova:

“Interesi im sot ishin 3 pikët. Kishim ndërruar skemën prej mungesave, kishim 3 në mbrojtje. Sakrifikuam Dylis për 1 pjesë. Në pjesën e parë mendoj ishim mirë në manovër, në të dytën duhet të kishim më pak qetësi për golin e dytë. Pasi Malota doli, Skënderbeu mori më shumë minuta drejt portës sonë.

Zejnullai është lojtar polivalent. Te krahu i djathtë i kryen shumë mirë detyrat. Po përshtatet si numër 6, na duhet punë me sulmin për këtë manovër. Shpresoj ky pushim të na ndihmojë akoma më tepër.

Mendoj se është e shkuara, kam dhënë leje për lëvizjen e lojtarëve. Këto që kam janë më të mirët”, u shpreh Tetova për RTSH Sport.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"