Interi është si një makineri golash, sa shumë rekorde u thyen në “Olimpico”
Për të marrë pjesë në festë mjafton të tregosh ftesën. Lista e Interit ua zgjat dorën të gjithëve: organizatorëve, anësorëve, xholave, mesfushorëve dhe sulmuesve.Të njëjtë protagonistë dhe heronj. Është një skuadër që shënojnë të gjithë dhe të gjithë argëtohen. Në “Olimpico” në fitoren spektakolare 6-0 kundër Lacios së tij, Inzagi ka festuar për 3 gjëra të ndryshme. Si fillim, çoi në rrjetë 6 lojtarë të ndryshëm për herë të parë që nga koha kur ai është trajner, ka parakaluar Atalantën si sulmi më i mirë i Serisë A dhe ka arritur 47 gola në transfertë në vitin kalendarik 2024. Kurrë nuk janë shënuar kaq shumë. E dhëna tjetër është 40 gola të shënuar në 15 javë dhe në total janë 14 golashënues të ndryshëm. Interi është ekipi me më shumë goleadorë dhe të mendosh që në apel mungojnë edhe 2 sulmuesit Taremi dhe Arnautoviç.
SI NJË BANDË- Interi është i bukur, argëtues, por edhe i zgjuar dhe dinak. Sepse në 15 minutat e para të ndeshjes i krijoi iluzion Lacios se mund të bënte ndeshjen që bëri në Amsterdam. Skuadra qëndroi poshtë në fushë për t’u rritur pas 30 minutash lojë duke vendosur këmbën në gaz dhe për të shënuar 6 gola. Lacio nuk pësonte kaq shumë në stadiumin e saj që nga 17 prilli i vitit 1994, në humbjen 1-6 kundër Lacios, ndërsa Inzagi kurrë nuk kishte shënuar me 6 lojtarë të ndryshëm. Anatomia e atyre që shpartalluan bardhekaltrit është kjo: Shënuan 2 lojtarët anësorë, shënoi organizatori që është goditës penalltie, një mesfushor si Barela, një xhol si Karlos Augusto dhe një sulmues. Goli i dytë i ndeshjes u shënua nga krosimi i një anësori për një tjetër. Është manifestimi i inzagizmit që është ndërtuar prej vitesh. Një makineri perfekte që këtë vit i ka shënuar edhe 4 gola Atalantës.
TURAM BOMBER- Diskutimi i fundit është mbi Turamin. Goli i radhës tregon rritjen që ka pësuar ai në 6 muajt e fundit. Inzagi ka punuar veçmas me të në fazën përgatitore dhe e ka bindur se mund të jetë një bomber. Ai dhe Lautaro luajnë në mënyra të ndryshme, me Lautin që tërhiqet për të pasuar topin me shokët e skuadrës dhe francezin që është më pykë dhe në qendër të sulmit. Goli i shënuar prej tij ishte pikërisht një sulmuesi race që u fut mes dy lojtarëve dhe goditi në shtyllën e parë.
Dy mbrojtësit e Lacios e ndoqën, por pa sukses. Turam shënoi dhe arriti kuotën e 11 golave në kampionat. Vitin e kaluar shënoi 13 në total. Inzagi gjatë viteve është një ndërtues i golashënuesve, dy herë me Imobilen dhe një herë me Lautaron. Tani i ka vënë duart mbi djaloshin e lindur në Parma dhe i rritur me fanellën e Di Vaios. Ai është shndërruar në makineri golash.
GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"