Interi i prishi festën në fund, Reijnders: Mëkat barazimi, Milani humbi 2 pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2025 | 15:02

Interi i prishi festën në fund, Reijnders: Mëkat barazimi, Milani humbi 2 pikë

Tizhani Reijnders u bë lojtari i pestë holandez që shënon të paktën 10 gola në Serie A me fanellën e Milanit, pas Van Bastenit (90), Sedorfit (47), Gulit (38) dhe Rajkard (16). Para numri 14, holandezi i fundit që shënoi në derbin e Milanos me fanellën kuqezi ishte Najxhel de Jong më 4 maj 2014.

Screenshot 2025-02-03 150207

Ndërkohë, falë golit të djeshëm është Reijnders bëhet mesfushori qendror që ka shënuar më shumë gola në këtë Serie A. Pas ndeshjes, ai ka folur edhe për mediat në konferencë për shtyp.

I kënaqur apo i zhgënjyer? Humbëm dy pikë. Luftuam si ekip sonte: ky është shpirti që duhet të kemi çdo ndeshje. Në Kroaci për shembull nuk ishim të tillë. Duhet të kemi gjithmonë këtë mentalitet luftarak, sepse atëherë cilësia vjen vetvetiu.

Pas paraqitjes së dobët në Zagreb, një paraqitje e nivelit të lartë. Si e shpjegoni? Ky është mentaliteti që duhet të sjellim në çdo ndeshje, e jo vetëm në sfida si derbi apo me ekipet e tjera të mëdha. Duhet ta bëjmë këtë më shpesh, kjo do ta bënte jetën tonë më të lehtë. Sot luftuam por fatkeqësisht pësuam gol në minutën e fundit.

Çfarë ndodhi në golin e barazimit? Është një mëkat i vërtetë të pësosh një gol në minutën e fundit, përveç faktit që krijuan më shumë raste. Është gjithmonë e vështirë të pranosh pësimin e një golit të tillë.

Për ju ishte i pari në një derbi. Si ndjeheni? Ishte bukur, por ajo që ka më shumë rëndësi janë rezultatet e ekipit. Kur luftojmë kështu, mund të marrim jo pak kënaqësi.

Jeni gjithnjë e më shumë në historinë e klubit, jeni golashënuesi i pestë holandez i Milanit… Është e veçantë të luash çdo ndeshje për këtë klub. Është fantastike, veçanërisht për të gjithë lojtarët holandezë që kanë luajtur këtu para meje. Fatkeqësisht goli që shënova nuk ishte i mjaftueshëm për të marrë tri pikët.

Keni luajtur kundër Gimenezit në Holandë: Ju pëlqen? Po, më pëlqen. Ai do të rrisë cilësinë e ekipit, do të na japë energji dhe shpresoj të shënojë shumë gola. Do të jetë me ne nga java e ardhshme.

Të mërkurën ju pret një tjetër ndeshje e vështirë në Kupën e Italisë… Do të jetë një javë shumë e rëndësishme, këtu te Milan luajmë për të fituar trofe dhe duam ta bëjmë edhe në Kupën e Italisë. Nuk jemi në një pozicion të mirë në kampionat dhe duhet të tregojmë atë që bëmë sot në çdo ndeshje. Duke filluar që nga Roma të mërkurën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"