Interi “kyç” portën e Zomerit, mbrojtje “gjigantësh” për një tjetër titull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2024 | 22:34

Interi “kyç” portën e Zomerit, mbrojtje “gjigantësh” për një tjetër titull

Sa më shumë kalojnë javët e kampionatit, aq më pak dorezat e Zomerit bëhen pis. Pesë pritjet në debutim kundër Xhenoas u bënë 4 ndaj Leçes në javën e dytë dhe vetëm një ndaj Atalantës.

asdsaddsaasdasdasdasdasdads

Porta e mbrojtur nga zvicerani është mbyllur pas 90 minutave të para. Interi u lëkund në një pasdite në startin e sezonit, pastaj u rikthye “Everesti” për ekipet e tjera. T’u shënosh kampionëve të Italisë është një mision thuajse i pamundur, ashtu si një vit më parë. Dhe është pikërisht ajo zonë që mbrohet me fanatizëm dhe me të cilën Inzagi provon të arratiset. Titulli kampion ndërtohet që në bazë dhe këtë e thotë historia e Serisë A, mbi të gjitha edhe ADN-ja e Interit.

MOTORI I FSHEHUR – Problemi i Simone Inzagit nuk është kurrë gjetja e golit. Nga TU-LA që ka qenë e zhbalancuar deri më tani, por që shumë shpejt do të ekuilibrohet nga Lautaro, deri te kontributi i mesfushorëve dhe krahëve, zikaltrit e gjejnë gjithmonë rrugën e rrjetës. Pas 3 javëve janë 8 gola të shënuar dhe ashtu ishte i njëjti rrugëtim edhe vitin e kaluar. Sekreti i suksesit është fshehur disa metra më mbrapa. Dhuratat për kundërshtarët nuk janë diçka që i bën Interi dhe në “Appiano” e dinë mirë këtë. Inzagi ndezi alarmin pas ndeshjes së parë duke thënë: Vitin e kaluar për të na shënuar gol, kundërshtarët duhet të vuanin shumë. Këtë herë dhuruam 2 gola. Dhe në Serinë A nëse dhuron 2 gola nuk mund të fitosh”, tha ai.

SHPIRTI-  Edhe sepse ndeshjet e tjera të vështira janë pas dere. Pas ndalesës së kombëtareve, Interi do të shkojë në Monza, pastaj do të luajë kundër Sitit dhe më vonë derbi i Milanos. Zomer me shokë duan të vazhdojnë ecurinë pa pësuar dhe për të ngritur murin e vjetër. Interi ka ndryshuar rrënjësisht në mendim. Bastoni me shokë që ishin jo të kthjellët në debutim kanë rigjetur shpirtin luftarak që solli titullin kampion. Tensioni është i duhuri, distancat që rikuperohen në maksimum dhe sakrifica e mesfushorëve dhe anësorëve për të dhënë një dorë në prapavijë. Por edhe mbrojtësit janë ata që shtyjnë për të ndihmuar ekipin.

Tani nuk është më Bastoni, por edhe Pavar. Inzagi e nisi verën me një ekuacion që duhet ta zgjidhte, me lojtarët e kombëtareve që erdhën me vonesë dhe disa senatorë që duhet të gjenin formën. Açerbi për shembull hoqi dorë nga Europiani për t’u operuar. Tani rruga është një dishezë. Përveç Bastonit që luajti 2 ndeshje me Italinë, mbrojtësit e tjerë kanë qenë në “Appiano” për të punuar. Nga Açerbi te Pavar dhe De Vraj së bashku me Bisek dhe Palacios.

GJIGANTET –  Mbrojtësi argjentinas i vitit 2003 do t’i ofrojë Simones një alternativë më shumë. Bastoni deri në fundin e kësaj vere nuk kishte një zëvendësues. Por nuk përfundon këtu. Centimetrat e repartit qëndror janë rritur shumë. Me Palacios, gjiganti 1.96 ashtu si Bisek, mbrojtja e Interit ka mesatare gjatësie 1.92 metra. Asnjë nga skuadrat më të mëdha të Serisë A duke nisur me Juven, Milanin dhe Napolin e Romën nuk kanë kaq centimetra. Gjatësi, muskuj dhe shpirt për të rifituar sërish titullin. Inzagi duhet të mbështetet te bunkeri.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"