Interi në alarm, “muri” i mbrojtjes ishte prej rëre/ Zikaltërve u rikthehen fantazmat e së kaluarës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2025 | 23:11

Interi në alarm, “muri” i mbrojtjes ishte prej rëre/ Zikaltërve u rikthehen fantazmat e së kaluarës

Sulmi i Milanit ishte vendimtar. Gjeti pikat e dobëta të murit zikaltër dhe në fund arriti që ta shembte atë. Këtë herë, kulla e ngritur u rrëzua.

INTERRRR

Interi ka pësuar 3 gola pas 5 ndeshjeve pa pësuar. Pa që mbi kokë po shfaqeshin fantazmat e fillimit të sezonit që për 2 muaj ishin fshehur në një cep. U rikthyen të gjitha edhe pse 5 mijë kilometra larg shtëpisë, në Riad, në një stadium që deri më 6 janar kishte sjellë vetëm suksese.

SHEMBET MURI- Në rrjetë, këtë herë Simone ka gjetur tre topa. Që nga ndeshja me Juventusin, skuadra e tij nuk pësonte kaq shumë gola. Pas 4 golave të bardhezinjve, trajneri kishte vënë gjërat në vend në aspektin mbrojtës duke rigjetur sigurinë dhe duke pësuar vetëm 2 gola në kampionat dhe 1 në Champions. Në total ishin 10 ndeshje pa pësuar, por në Riad muri ra për 45 minuta. Çfarë ndodhi? Le të analizojmë golat.

Në të parin fajtori është portieri Jan Zomer. Teo e goditi në anën e tij. Kishte saktësi, por gabimi qëndron. Në golin e dytë, fajtorët janë të shumtë. Barela humbet Teo Hernandezin në krah, ndërsa Bastoni sheh që Pulisiç i arratiset përpara syve. Amerikani ia vjedh kohën dhe shënon. Topi shkon në rrjetë dhe portieri nuk mund të bënte gjë. Pak minuta më vonë është Bisek që përfundon nën akuzë. “Digjet” nga Leao në krah.

RINGRITJE- Goli i tretë vjen në grupin e Asllanit, i cili u fut në vend të dëmtuarit Çalhanoglu. Leao kalon pas shpinës së tij dhe shërben asistin për Abraham. Ish-lojtari i Empolit e lexon vonë lëvizjen e Rafas, i cili është më i shpejtë. Kur ai nis ta ndjekë është shumë vonë. Ndërkohë, rrëshqitja e Bisek ishte një tentativë e dëshpëruar për të larguar topin nga këmbët e Abrahamit.

Konseisao fiton ndeshjen e dytë radhazi me përmbysje duke rrëmbyer Superkupën. Ai dhe Inzagi nuk përballeshin që nga viti 2023 në Champions me Porton. Inzagi falënderoi 2 goditjet në shtyllë të Taremit të Grujiç. Këtë herë mbrojtja nuk ia doli. De Vraj me shumë mundësi mund të mungojë edhe për duelin në kampionat. Simone duhet të ringrejë murin. Testi i radhës është kundër Venecias.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"