Interi pret skuadrën serbe, De Vraj: Kemi gabuar, por do të ringrihemi dhe fitojmë trofe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2024 | 17:29

Interi pret skuadrën serbe, De Vraj: Kemi gabuar, por do të ringrihemi dhe fitojmë trofe

Stefan De Vraj ka shoqëruar trajnerin Simone Inzagi në konferencën për shtyp përpara Cervena Zvezdës dhe thotë se problemet në mbrojtje do të zgjidhen menjëherë dhe skuadra duhet të luajë në Champions vetëm për të fituar.

Stefan-de-Vrij-Inter-Milan

PROBLEMET- “Duhet të përmirësohemi, por mendoj se nuk është çështje e mbrojtësve, por e skuadrës. E dimë që duhet të bëjmë më mirë. Jemi duke parë ato që gabojmë dhe po stërvitemi”.

REAGIMI- “Në derbi pësuam një humbje të turpshme. Por e dinim që duhet të ringriheshim menjëherë kundër Udinezes. Ishte fushë e vështirë, por bëmë shumë mirë. E rëndësishme që të fitonim. Bëmë gjëra pozitive dhe fituam ndeshjen”.

ULJE-NGRITJE- “Kanë qenë ndeshje shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Kundër Monzës ishte ndeshje ndryshe në krahasim me Sitin, sepse Monza dha gjithçka në fushë dhe ne ishim të ngadaltë dhe jo të zotët për të gjetur golin. Ata me një aksion na shënuan, por ia dolëm të barazonim. Siti është ndeshje tjetër sepse të sulmon dhe ne mbrohemi të gjithë. Janë ndeshje të ndryshme”.

MBROJTJA VETËM- “Fratezi ka të drejtë kur thotë që kemi qenë disi të vetmuar. Por kemi folur në dhomat e zhveshjes dhe e dimë që do të ringrihemi shumë shpejt”.

CHAMPIONS- “Është gjithçka e re. Na kanë shpjeguar gjithçka dhe tani kemi kuptuar që çdo ndeshje është shumë e rëndësishme. Ne i kemi marrë ndeshjet gjithmonë një nga një dhe nuk duhet të shohim shumë përpara. Do të futemi në fushë për të fituar dhe më vonë mendojmë për ndeshjen tjetër”.

E SHKUARA- “Duhet ta lëmë pas të shkuarën. Duket si një situatë e dy sezoneve më parë, por Interi është ekip me karakter dhe do të reagojë menjëherë për të fituar ndeshjet. Do të fitojmë trofe edhe këtë vit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"