Inzagi: Fratezi është vendimtar te Interi, Napoli nuk na tremb
Simone Inzagi është krenar për ecurinë që ka pasur skuadra e tij gjatë kësaj kohe.
NDESHJA- “Sigurisht që qasja ishte prej një skuadre të madhe, pa menduar aspak çfarë bëjnë të tjerët. Nuk ishte e lehtë sepse u rikthyem nga Praga dhe kishim pak stërvitje. Djemtë kanë bërë atë që kërkova. Leçe kërkoi që të na bënte presing në gjysmëfushën tonë dhe u treguam të zotët teknikisht”.
FRATEZI- “Ai e di sa i rëndësishëm është. Kam folur me të. Vitin e kaluar ka qenë ai sekreti ashtu si Augusto apo edhe Asllani që u treguan të gatshëm gjithmonë sa herë mungonin të tjerët. Me Daviden kam një raport të shkëlqyer. Ka pasur një problem që e ka mbajtur jashtë për 20 ditë, por është rikthyer shpejt. Duhet të vazhdojë kështu. Ka bërë një ndeshje të shkëlqyer”.
MESFUSHA- “Të gjithë janë të gatshëm. Na duhet të bënim pa Çalhanoglunë në shumë ndeshje, por Asllani ka bërë shumë mirë duke e zëvendësuar. Këtë herë luajti Zielinski, por kisha dyshime për ta aktivizuar sërish si titullar Asllanin. Jemi duke bërë mirë në transfertë dhe golin e fundit e kemi pësuar në shtator”.
NAPOLI- “Ata dhe Atalanta janë duke bërë diçka të jashtëzakonshme ashtu si edhe ne. Asnjë skuadër në kampionatet e tjerë nuk po bën një rrugëtim të tillë. Ne nuk kemi frikë. Janë dy rivalë dhe dy skuadra që luajnë mirë. E kisha thënë që kampionati do të ishte i tillë”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"