VIDEO/ Interi me mendjen nga Champions-i, kampionët e Serisë A ngecin ndaj Monzës së Nestës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2024 | 22:39

VIDEO/ Interi me mendjen nga Champions-i, kampionët e Serisë A ngecin ndaj Monzës së Nestës

Interi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Monzës, në duelin e vlefshëm për javën e katërt të Serisë A. Skuadra e Inzagit duket me mendjen nga Champions-i, teksa ditën e mërkurë do të përballet me Mançester Sitin në transfertë.  

 

DAMFRIS

Në këtë duel trajneri i kampionëve në fuqi të Serisë A, i besoi vendin e titullarit Kristjan Asllanit, i cili qëndroi në fushë 74 minuta.  

Dani Mota gjeti i pari rrugën e rrjetës në minutën e 81-të, ndërkohë për të shmangur humbjen mendoi Damfris në minutën e 88-të.  

Me këtë barazim Interi u ngjit në kuotën e 8 pikëve në 4 ndeshje, po aq sa Juventusi dhe Torino, ndërkohë që në duelin e radhës interistët do të përballen me Milanin.  

FT: MONZA – INTER 1-1

Dani Mota 81′ / Dumfris 88′

GOLI I DUMFRIS: VIDEO 

GOLI I DANI MOTËS: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE:

formacionet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"