Inzagi në telashe, Interi nuk bën dot pa Çalhanoglunë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 10:12

Inzagi në telashe, Interi nuk bën dot pa Çalhanoglunë

Përveç Lautaro Martinezit, Interi ka një tjetër problem: Hakan Çalhanoglu.Hakan-Calhanoglu-10-scaled-e1694870177249Mesfushori turk është një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës dhe këtë fillim sezoni nuk ka treguar shumë gjëra nga ai i vitit të kaluar. Interi “flet” turqisht, kjo është e vërteta. Dhe vazhdon ta bëjë, sepse regjisori i skuadrës është më i pazëvendësueshmi i organikës së Inzagit. Por kjo nuk do të thotë që trajneri nuk do ta lërë pushim ndonjëherë. Ndodhi ndaj Monzës dhe do të ndodhë sërish. Por me të në fushë, Interi është më skuadër, më i ekuilibruar, më gjenial, i rrezikshëm dhe funksional. Thënë këto, pa keqdashje ndaj Kristjan Asllanit.

DIFERENCA- Këtë gjë e tregojnë edhe shifrat, ato të veçantat dhe të përgjithshmet. Referimi është në lidhje me derbin e së dielës, ku trajneri Inzagi do të modifikojë diçka patjetër në mendjet e lojtarëve për t’u ringritur. Që nga momenti i zëvendësimit të Çalhanoglusë me Asllanin, Interi humbi dukshëm rendimentin. Por nuk mund ta themi që Interi e humbi ndeshjen pikërisht prej kësaj lëvizjeje. Megjithatë që ishte një nga komponentët do të ishte e gabuar ta mohojmë. Zikaltrit nisën që ta godisnin portën e Menjasë më pak, por shifra që duhet të theksohet më shumë është ai i rasteve që krijuan kundërshtarët. Deri sa Çalha ishte në fushë, vetëm 3 goditje drejt Zomerit, pastaj nga minuta e 64-t u bënë 13 të tilla. Interi në 30 minutat e fundit të ndeshjes humbi toruan në fushën e lojës duke gabuar edhe leximin e ndeshjes. Pa Çalhanoglunë, Interi është bërë i thyeshëm. Kur flitet për atë, zakonisht reklamohen gjërat pozitive në aspektin sulmues dhe nuk flitet fare kapaciteti i tij për të lexuar linjat e pasimit të kundërshtarit dhe mënyra si i bllokon hapësirat. Asllani nuk e garanton këtë gjë. Dhe këtë diferencë mes dy lojtarëve, Interi e vuan shumë. Ky është reparti që vihet re rrotacioni.

ZGJIDHJE- Duke analizuar të gjitha statistikat edhe të kampionateve të kaluar, që nga momenti kur Çalhanoglu nisi të bënte mesfushorin përpara mbrojtjes, zikaltrit kanë marrë më shumë pikë me të në fushë. Prodhojnë më shumë, shënojnë më shumë dhe pësojnë më pak goditje. Ta mendosh që në verën që sapo kaloi, Bajerni provoi që ta rrëmbente dhe Interi bëri shumë mirë që të ngrinte një mur për ta bllokuar. Çalha sposton ekuilibrat dhe kjo është e vërteta. Dhe tani duhet që të jetë i zoti trajneri Inzagi që t’i menaxhojë mirë energjitë e tij. Duhet që të gjejë gjithashtu zgjidhjet kur turku ka nevojë që të pushojë. Kur sheh mbrapa në kohë, ndoshta kemi të bëjmë me një peng të madh që nuk mori asnjë minutë kundër Monzës. Më mirë të shohim përpara dhe Interi të shpresojë në rritjen e Asllanit. Shqiptari ka karakteristika ndryshe nga turku, por në “Appiano” bëjnë me dije se ai ka dëshirë që të mësojë dhe të punojë. Ndoshta duhet që të përmirësohet disi në aspektin mbrojtës, ose në qarkullimin më të shpejtë të topit. Çalhanoglu aty është profesor dhe mjeshtër i lojës me 2 prekje. Inzagi ka për detyrë që të gjejë zgjidhje. Ai ishte i pari që e donte Çalhanoglunë në skuadër dhe i “veshi” një rol të ri.

POLEMIKA- Tani Interi do të ketë disa ndeshje afër njëratjetrës: Udineze, Cervena Zvezda dhe Torino. Çfarë duhet bërë me Çalhanoglunë? Transferta e së shtunës është një ndeshje delikate ku do të mungojë edhe Barela dhe Mkitarian po kalon një moment negativ. Trajneri këtë herë ndoshta nuk do të heqë dorë prej tij. Humbja në derbi peshon shumë. Vetë lojtari nxiti polemika me postimin përpara ndeshjeve me 2 yjet e Interit dhe një të Milanit. Sigurisht që tani duhet të bëjë edhe ai diçka për të ndihmuar skuadrën.RYTRUGENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"