Ironia e Edi Martinit: Te Vllaznia duhet të më falenderojnë për Grudën, e morën gati nga Teuta
Pas humbjes me Vllazninë në Shkodër, trajneri i Teutës, Edi Martini foli për mediat.
“Fati është një anë e medaljes, për anën tjetër na duhen liderë, ata që me nerva dhe eksperiencë zgjidhin situata që nuk i zgjidh kushdo. Zhgënjehem, sepse të marrësh gola në fund është e pafalshme. Humbim topin pa përgjegjësi në sulm, pësojmë gol dhe këto të kushtojnë. Kam humbur në Ballsh dhe e kam pranuar për ndeshjen e dobët, por të luash kështu, pasi ishim më lart se Vllaznia, të dhemb humbja.
Arifi nuk ishte në gjendjen e duhur fizike, Boçi nuk hyri si duhet në lojë. Bëmë ndeshje të mirë, por duhen pikë, tabela tregon kush je. Vllaznia ishte e çekuilibruar, po shkonim te porta dhe kisha qejf ta fitonim ndeshjen. Në disa raste kisha nevojë për shpejtësinë e Torrajt dhe Llocit. Te goli i dytë, çdo lojtar nuk e lejon topin të hyjë në zonë, e nxjerr jashtë, prandaj më vjen keq. Ne nuk presim asnjë ekip, sulmojmë dhe presojmë lart. Nuk doja t’u hapja rrugë as Dodajt as Malës. Kruja dhe Peposhi nuk janë shumë strikt në mbrojtjen me tre dhe mendova ta kthej me katër. Në pjesën e dytë, pasi shënuam, kishim rastet tona. Humbëm topin, papjekuri për të fituar dhe më dhemb”, u shpreh Martini për “RTSH”.
THUMB PËR GRUDËN – Në një koment për Grudën, ish-lojtarin e Teutës, trajneri Martini u shpreh me ironi: “Te Vllaznia duhet të më falënderojnë, sepse ia bëjmë lojtarët gati dhe i marrin të gatshëm. Aty e kishin, e çuan edhe te Shënkolli”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"