Ironia e fatit me Fonsekën, pas shkarkimit nga Milani e kërkon klubi ku drejton trajneri që nuk deshën tifozët kuqezinj në verë
Paulo Fonseka mund të gjejë shumë shpejt një sistemim të ri. Edhe pse sapo është shkarkuar nga drejtimi i Milanit, mediat në Itali bëjnë të ditur se trajnerin portugez e shohin me interes në Angli, në një histori të pazakontë që e lidh përsëri me ngjyrat kuqezi.
Falë kontratës që ka nënshkruar me Milanin, Fonseka në momentin e shkarkimit do të merrte rrogën deri në fund të këtij edicioni, por ishte i lirë t’i bashkohej çdo klubi tjetër pa pengesë nga italianët. Kjo ka shtyrë klube të tjera të interesohen për të dhe në majën e listës është Uest Hem, i cili mendon ta afrojë në Premier Ligë.
Por çfarë e lidh me Milanin në këtë pikë? Në drejtimin e Uest Hem dhe shumë pranë shkarkimit, është Julen Lopetegui, një emër i cili u bë i njohur në verë për tifozët e Milanit. Ai ishte kandidati i parë që kishte zgjedhur klubi italian për pankinën pas largimti të Piolit. Por tifozët e cilësuan si një trajner të panjohur dhe nuk e deshën në drejtim, duke bërë që edhe vetë tekniku të bënte prapakthehu ndonëse ishte bërë gati për t’u ulur në pankinën e kuqezinjve. Zgjedhja më pas ra te Fonseka, i cili mund të bëhet pasardhës i tij tashëm edhe te Uest Hem.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"