Ironia e Hysollit me kampionët e rinj: Tomori i brishtë, rëndësi ka që Elbasani u argëtua me gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2024 | 15:09

Ironia e Hysollit me kampionët e rinj: Tomori i brishtë, rëndësi ka që Elbasani u argëtua me gola

Tomori nuk po del dot nga ngërçi psikologjik që ka pushtuar skuadrën edhe këtë fund kampionati. Kështu që, gjithçka i vlen vetëm statistikave të cilat si asnjëherë tjetër më parë, kanë bërë që në historinë e saj skuadra beratase të ketë disa nga treguesit më negativ në të gjitha performancat e zhvilluara.

kevin hysolli tomori

I vetmi ngushëllim për momentin është aktivizimi i futbollistëve të rinj, të cilët pavarësisht humbjeve të pësuara, po ambientohen më së miri me skuadrën e të rriturve. Menjëherë pas kthimit nga Elbasani, skuadra e Tomorit ka vijuar përgatitjet për ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Lushnjës, ndërsa mesfushori Kevin Hysolli ka komentuar jo pa ironi humbjen në Elbasan.

“Nuk kishim premtuar për të bërë mrekulli, por thjesht për të luajtur një futboll argëtues dhe në nivel përfaqësimi sa më dinjitoz. Humbja ka qenë e pashmangshme për vetë cilësitë dhe pretendimet e skuadrës kampione të kësaj kategorie, të cilën e kemi uruar përzemërsisht dhe me respekt. Por, për ne nuk kishte rëndësi humbja e parashkruar, e rëndësishme është që AF Elbasani u argëtua me goleadën, në një kohë që kishte përballë një kundërshtar të brishtë dhe me futbollistë të rinj”, ka përfunduar Hysolli.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"