Ish-fantazisti, Di Kanio: Leao, kopje jo fort e mirë e Viniciusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2024 | 15:10

Ish-fantazisti, Di Kanio: Leao, kopje jo fort e mirë e Viniciusit

Paolo di Kanio, ish-sulmues dhe tani komentator në “Sky Sport”, ka folur për paraqitjen e Rafa Leaos dhe qëndrimin e tij pas ndeshjes me Bryzhin. “Është hera e njëqindtë… fitove, duhet të jesh i lumtur për ekipin por jo, as nuk je në fushë me të tjerët as për të festuar me tifozët.

di kanio

Për mendimin tim Leao nuk bëri një paraqitje të mirë. Nuk lëviz mirë pa topin. Okafori bëri më mirë kur hyri në fushë, e më në fund kuptova se çfarë është Leao, ai është një kopje e Vinicius, dhe jo aq e mirë mund të shtoja.

Është si një orë e bukur që shikon nga distanca, pastaj e sheh më mirë nga afër dhe thua se ka shumë të ngjashme. Duhet të ketë një arsye pse Fonseka e zëvendësoi”, tha Di Kanio, i cili për të disatën herë thekson kritikat e tij kundër portugezit të “Djallit”, i cili po përjeton një nisje sezoni vërtet zhgënjyese e nën pritshmëri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"