Ish-kampioni Kempes analizon startin e sezonit: Lautaro e gjen golin shpejt, Inzagi ka sulm vrastar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2024 | 22:35

Ish-kampioni Kempes analizon startin e sezonit: Lautaro e gjen golin shpejt, Inzagi ka sulm vrastar

Mario Kempes iu bën apel tifozëve të Interit që të jenë të qetë sepse Lautaro Martinez do të rikthehet shumë shpejt të shënojë.

885504-bepvnzpdfw-1530858342

Në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”, ish-trajneri i Lushnjës në kampionatin shqiptar dhe legjendë në Argjentinë i ka thurur elozhe “El Toros”.

Këtë herë Lautaro e ka nisur me frenat ngritur…

Një si unë që ka parë shumë sulmues në karrierë, e sheh futbollin si një “punë” dhe sulmuesit në një tjetër mënyrë. Lautaro e ka golin në ADN. Kjo është karakteristikat e tij dhe e kanë vetëm sulmuesit e vërtetë.

Por nuk duhet të tremben tifozët e Interit që ende nuk ka shënuar në Serinë A. Ka treguar se di të sillet edhe në situata kur topi nuk shkon në rrjetë. Ju ndodh të gjithëve një situatë e tillë. Dhe kur të zhbllokohet ndoshta nuk do të ndalet më. Lautaros i duhet pak kohë sepse ka pasur shumë punë gjatë verës…

A është Interi favorit për titullin?

Nuk mund ta them me siguri, sepse nuk i njoh mirë skuadrat e tjera italiane. Por duke e parë në Champions në vitet e fundit, Interi është një nga ekipet më interesante të Europës. Ka një sulm që më pëlqen shumë dhe jo sepse është Lautaro.

Por për çfarë?

Por një sulmues është e rëndësishme të gjej shokun me të cilin kuptohet në fushën e lojës. Një lojtar që mund të lëvizë topin dhe tjetri hapësirën. Më duket se Turam dhe Lautaro e kanë gjetur mirë njëri-tjetrin. Për më tepër kanë marrë Taremin që ka shumë eksperiencë në Champions. Nuk e dimë nëse Korrea do të rikthehet në nivelet e dikurshme.

Lautaro ka thënë që e ndjen veten në nivelin e Mbapesë dhe Halandit. Jeni dakord?

Sigurisht. Ka të drejtë. Sulmues të tillë nuk gjen shumë në Europë. Ai mund të ulet në tavolinëne më të mirëve. Është normaleqë të lidhet me një skuadër dhe Milano është shtëpia e tij.

Nuk ka vendosur të shkojë në një skuadër për para. Pastaj kur të kalojë 30 vitet dhe të ketë fituar disa tituj si kapiten ndoshta mundtë nisë eksperienca të tilla. Por pse të ndryshojë.

Interi ka marrë një tjetër lojtar argjentinas. E njihnit Tomas Palacios?

Për të thënë të vërtetën jo. Tani që u përfol për Interin ka dalë në pah, por kur të kërkon Interi sigurisht që je një lojtar cilësor dhe i rëndësishëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"