Ish-kapiteni nuk është dakord me heshtjen. Çilingiri: Tomori, vonë edhe për të Dytën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2024 | 15:57

Ish-kapiteni nuk është dakord me heshtjen. Çilingiri: Tomori, vonë edhe për të Dytën

Në Berat ka pllakosur heshtja pas zbritjes së Tomorit në Kategorinë e Dytë. Opinioni futbolldashës i beratasve interesohet vazhdimisht për të mësuar rreth fatit të skuadrës së tyre të zemrës, që lidhet kryesisht me riorganizimin dhe funksionimin e klubit dhe të skuadrës.

CILINGIRI

Kjo më së shumti lidhet me privatizimin dhe për këtë i gjithë opinioni dhe specialistët e njohur janë në unison. Ata e quajnë si të dështuar funksionimin e deritanishëm me investimin 100% nga ana e Bashkisë Berat. Tomori është i shpërbërë dhe në stadium stërviten vetëm ekipet e moshave, ku veçohen elementët e rinj dhe me perspektivë, që janë të projektuar për t’u bërë pjesë e skuadrës në sezonin e ardhshëm. “Panorama Sport” ka mësuar se riorganizimi i Tomorit do të nis zyrtarisht vetëm pas përfundimit të Kampionatit Europian.

Në Berat po konsiderojnë si të favorshëm efektin kohë, pasi Kategoria e Dytë i bie të nisë në fund të muajit shtator. Ish-kapitenin i Tomorit, Petrit Çilingiri për “Panorama Sport” u shpreh: “Tifozët dhe gjithë specialistët duhet të njihen me projektet e bashkisë dhe klubit, sepse nuk duhet të ketë mungesë informacioni në këtë rast. Pavarësisht se Tomori do të luaj në të Dytën, puna me hartimin e projektit të riorganizimit duhet të nis që tani. Unë nuk jam aspak dakord, që gjithçka t’i lihet rastësisë, apo të ecet me mendimin se kampionati nis në vjeshtë dhe puna të nisë pas Europianit. Për mua, kjo gjë është e dëmshme”.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"