Ish-lojtari i Ajaksit shënon dy golat e parë në Superligën e Kosovës, Ballkani mposht Feronikelin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2024 | 22:05

Ish-lojtari i Ajaksit shënon dy golat e parë në Superligën e Kosovës, Ballkani mposht Feronikelin

Ballkani i Ilir Dajës triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Feronikelit në duelin e vlefshëm për javën e tretë të Superiores. Katër golat e ndeshjes u realizuan në pjesën e dytë të këtij takimi. 

GIOVANI

Fillimisht, Ualid Hamidi shënoi për 1-0 në minutën e 53’të, kurse më pas Shabani barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 65’të. 

Dy golat e fundit dhe të fitores për ekipin e Ilir Dajës i shënoi Giovanni, për të cilin ishin dy golat e parë në Superligë. 

Kujtojmë që braziliani është një prej lojtarëve më të shtrenjtë në Superligë. Dhe më parë ka luajtur për skuadrat si, Ajaks dhe Fluminese. 

Me këtë fitore, Ballkani shkon në kuotën e shtatë pikëve në pozitën e parë pas tri javëve të para në elitën e futbollit kosovar, kurse Feronikeli ka zero pikë pas tri ndeshjeve.  Në duelin tjetër të ditës së sotme, Dukagjini i Munishit, mposhti Gjilanin me rezultatin 2-1.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"