Ish-lojtari i Bajernit nuk kursehet për Kejn: I dobët në ndeshje të mëdha
Mbrëmjen e së martës, Bajerni mposhti PSG-në me rezultat 1- 0. Minxhae Kim shënoi për të fituar. Nga këndvështrimi i Ditmar Haman, një lojtar kontribuoi më pak, fjala është për Kejn.
Eksperti i “Sky” në radion sportive britanike “Talksport” tha: “Kejn duhet të mbrohet dhe kjo është e drejta e tij. Isha në lojë dhe duhet të them se ishte shumë i dobët. Unë nuk mendoj se ai kishte një goditje në portë dhe ai luajti pothuajse në të njëjtën mënyrë dje siç bëri në Kampionatin Europian për Anglinë”, tha Haman.
Kur u pyet nga “SPORT BILD” për kritikat ndaj Haman, Kejn shpjegoi: “Ndoshta është pak jashtë kontekstit. Nëse shikoni golat e mi sezonin e kaluar, do të shihni se kam shënuar në ndeshje të ndryshme. Dortmundit jashtë, Shtutgartit, të gjitha këto ndeshje”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"