Ish-lojtari i Italisë, Xhakerini: Shpenzova 15 mijë euro në kazino, mendoja vetëm…
Emanuele Xhakerini rikthehet të bëjë një retrospektivë për karrierën e tij, por edhe për jetën, madje duke bërë një deklaratë të bujshme në lidhje me shpenzimin e parave në kazino.
“Një herë shpenzova 15 mijë euro brenda një natë në kazino. E kam menduar atë gjë për muaj me radhë”, shprehet fillimisht Xhakerini që më pas tregon momentet e mira dhe të dobëta në karrierën e tij.
SHPRETKA- “Në moshën 16-vjeçare nuk isha shumë i vetëdijshëm. Fizikisht nuk ndryshon asgjë dhe pse unë kisha hequr shpretkën. Megjithatë, ai episod për pak më ka shkatërruar karrierën edhe pse arrita më pas të rimëkëmbesha dhe të realizoja ëndrrat”.
RINGRITJA- “Arrita të ringrihesha falë një tragjedie. Kur isha te Çezena në Serinë C isha jashtë ekipit dhe jo në momentin tim më të mirë. Do të luanim një miqësore me Veronesen dhe një nga sulmuesit u largua për shkak se humbi babain. Aty trajneri më aktivizoi mua dhe u ktheva në lojtar titullar. Fituam Serinë C dhe B dhe shkuam në A” Gjithçka ndodhi kur do hiqja dorë. Futbolli nuk më dukej më si një pasion dhe po i thosha prindërve se do të bëhesha mekanik”.
JUVENTUSI- “Të gjithë menduan në fillim se do të isha thjesht një futbollist kalimtar, por në fund doli emri i famshëm “Xhakerinjo”. Herën e parë Konten e kam refuzuar te Siena dhe ai si duket u fiksua me mua, si një djalë kur refuzohet nga një vajzë. Siena ishte në Serinë B, ndërsa unë me Çezenën në A dhe shënova 8 gola dhe dhashë disa asist. Në fund Konte më kërkoi dhe te Juventusi”, tha Xhakerini.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"