Ish-mbrojtësi i Burrelit mbetet në të Parën, Pogradeci e bind për një sezon
Endrit Kastrati, pas përfundimit të kontratës me Burrelin, ka vendosur që ta vazhdojë sërish karrierën në Kategorinë e Parë. Mbrojtësin kosovar në sezonin e ri pritet që ta shikojmë me fanellën e Pogradecit, skuadër e cila vjen si debutuese nga e Dyta.
“Panorama Sport” ka mësuar nga burime pranë lojtarit se parimisht është gjetur akordi mes palëve, që Kastrati të kontribuojë për pogradecarët në edicionin 2024-2025. Mësohet se 26-vjeçari nga Drenasi ka pranuar që të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me liqenorët, që drejtohen nga trajneri Samuel Nikaj. Me skuadrën matjane mbrojtësi kosovar është aktivizuar në dy sezonet e fundit. Në 30 ndeshjet e aktivizuar në edicion që lamë pas, ai shënoi 3 gola, si dhe u ndëshkua me 7 kartonë të verdhë dhe njëherë me të kuq. Me këtë afrim, pogradecarët përforcojnë krahun e majtë të mbrojtjes.
NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"