Ish-mbrojtësi i Interit analizon Milanin aktual: Morata theksoi idenë e lojës së Fonsekës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2024 | 18:49

Ish-mbrojtësi i Interit analizon Milanin aktual: Morata theksoi idenë e lojës së Fonsekës

Daniele Adani ka shpjeguar interpretimin e lojës së Milanit që ndryshoi duke filluar nga derbi. Ish-mbrojtësi ia atribuon shumicën e meritave Alvaro Moratës që më përvojën e tij i ka dhënë një qasje të re taktike kuqezinjve.

Daniele

“Sipas meje, Morata e ka përforcuar idenë futbollistike të Fonsekës. Sulmuesi shtesë nuk është Morata, por Abrahami. Por kjo lëvizje u bë e mundur falë interpretimit të Moratës. Sepse spanjolli është një lojtar ndryshe për sa i përket intelektit futbollistik. Tani ai është aq i disponueshëm, eklektik dhe inteligjent sa që luan pas Abrahamit.

Interpretimi i Fonsekës jepet nga leximi i situatave prej Moratës. Sepse, siç dëgjoj shpesh, nuk ndryshoi sistemin, ndryshoi lojtarët”, ka deklaruar Adani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"