Ish-mbrojtësi Kostakurta analizon situatat: Dora e Ibrës po ndihet, Milani të sistemojë mbrojtjen
I intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, ish-futbollisti dhe tani komentatori sportiv Alesandro Kostakurta ka folur për Milanin, Paulo Fonseken dhe fazën e ngërçit që klubi kuqezi po përjeton në merkato. Intervistë pa filtra dhe e vendosu, ashtu si ndërhyrjet e tij në fushë ditët e lavdishme.
Kostkurta, a të fillojmë nga Fonseka?
Nuk u emocionova, por në të njëjtën kohë nuk më pëlqen të kritikoj vendimin e marrë sepse Fonseca është një person i mirë dhe një profesionist serioz. Do të kisha preferuar një trajner tjetër, sepse tifozët kishin nevojë për dikë që t’i bënte të… ëndërronin. Në kohën time ata që na bënë të ëndërrojmë ishin lojtarët që bliheshin, ndërkohë që tani nuk mund të bëhen transferime të mëdha. Zgjedhja e trajnerit nuk mund të bëhet me njerëzit në mendje, por me pak fjalë…
Për kë do të kishit vënë bast?
Për dikë që ka një goditje gjeniale: Konte, De Zerbi ose Sarri. Më pëlqen gjithashtu Tiago Mota. Për filozofinë e Milanit, e pranoj se Fonseka është zgjedhja e duhur, tekniku më i përshtatur me kursin e ri. Portugezi ka dëshmuar se është një trajner i mirë, por nuk e di nëse do të jetë në gjendje t’i rikthejë klubi në rrugën e fitoreve.
Gjëja e parë që do të duhet të bëjë?
Të rregullojë fazën e mbrojtjes. Një vit më parë thashë se performanca e dy qendërmbrojtësve do të ishte vendimtare dhe nuk ishte e mirë. Tani po e përsëris të njëjtën gjë.
A nuk mendoni se është koha për të forcuar qendrën e paketës së prapambetur?
Ndoshta me Pavloviçin… Kam lexuar kritika për merkaton Milanit, që nuk ka filluar ende, ndaj nuk kam dëshirë të gjykoj askënd. Afati i merkatos është pas më shumë se një muaj e gjysmë dhe ka kohë. Tani për tani duhet të duartrokasim Interin, i cili ka bërë goditje të rëndësishme dhe inteligjente, si dhe ka mbajtur një lojtar si Lautaro. Ndaj të presim lëvizjet e Milanit. Për sa i përket mbrojtjes, qendërmbrojtësit vërtet të mirë kushtojnë shumë para dhe nuk më duket se politika e Milanit, me të cilën jam plotësisht dakord, parashikon atë lloj investimi. Fonseka do të duhet të jetë i mirë në përmirësimin e materialit në dispozicion të tij ashtu siç bëri Mota në Bolonjë me Kalafiorin apo Alegri te Juvja me Bremerin dhe Gatin.
A ju bind Morata si 9 i ri?
Më pëlqen qëndrimi i tij në fushë pasi ndihmon ekipin dhe bën gjithçka mirë. E pranoj që nuk jam i emocionuar dhe se ka më të mirë, por ndër ato që janë në merkato, sigurisht që është një zgjedhje e mirë. Besoj se ai mund të ndihmojë Milanin dhe të sjellë golat që i nevojiten.
A do të kishte qenë Zirkze më mirë?
Për Zirkze jam dakord me Ibrën. Është koha për t’i dhënë fund fudullëkut të menaxherëve që duan të ndikojnë në zgjedhjet e një klubi me komisione astronomike.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"