Ish-presidenti Sarkozi kundër Mbapesë: Nuk iku si kampion
Prej kohësh dihet se ish-presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi është një tifoz i thekur i PSG-së. Ishte ai që lehtësoi në vitin 2011 ardhjen e investitorëve nga Katari te skuadra e kryeqytetit francez.
Në një intervistë për gazetën “Le Parisien”, ish-presidenti ka analizuar projektin e ri të klubit, duke shfryrë ndaj Kilië Mbape, të cilin e ka fajësuar për mënyrën se si u largua gjatë verës.
“Unë mund ta kuptoj pse ai donte të largohej, unë mund ta kuptoj ëndrrën e tij, por është më e vështirë për mua të kuptoj se si e bëri atë, mënyrën që zgjodhi. Por është zgjedhja e tij”, deklaroi Sarkozi, i cili analizoi edhe projektin e PSG-së, duke vlerësuar se aktualisht “loja kolektive ka përparësi ndaj cilësisë individuale të lojtarit”.
Largimi i Mbapesë nga PSG-ja nuk është mbyllur ende përfundimisht, pasi të dyja palët pritet të përballen në gjykatë, pasi klubi nuk pranoi t’i paguante lojtarit 55 milionë eurot e pretenduara nga futbollisti, një urdhër që u vendos nga Komisioni Ligjor i LFP (liga profesioniste franceze) javën e kaluar. Sarkozi në vitin 2022, një nga figurat kryesore për të bindur atë për të nënshkruar rinovimin e kontratës për dy sezone.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"