Ish-sulmuesi i Juves nuk kursehet: Vlahoviç lojtar i vogël, sikur luan për Pineton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2024 | 10:23

Ish-sulmuesi i Juves nuk kursehet: Vlahoviç lojtar i vogël, sikur luan për Pineton

Ish-sulmuesit të Jvuentusit dhe Lacios, Paolo Di Kanio, nuk i ka pëlqyer aspak festimi që Vlahoviç bëri pas golit të dytë ndaj Xhenoas. Sulmuesi serb bëri me dorë gjestin “vazhdoni flisni” dhe kjo ka bërë që Di Kanio të shpërthejë me kritika ndaj numrit 9 të Juves.

hjgjhgjcbdgrf

“Ai është një futbollist i mirë, por ky festim tregoi se ai nuk është ende një lojtar i madh. Unë mendoj se kjo sjellje nuk është prej një lojtari të madh. Vlahoviç shënoi një penallti dhe kjo është diçka e mirë. Të shënosh gola nuk është kurrë diçka e lehtë.

Megjithatë, ai duhet ta kuptojë se golat i bëri kundër Xhenoas, skuadrës që ka më shumë probleme në kampionat. Ai nuk shënoi ndaj një rivali të drejtpërdrejtë, që të paktën t’i merrte një vlerë më tepër festimi. Vlahoviçi mban veshur një fanellë të rëndësishme!

Ai nuk është një lojtar që luan për Pineton, Fillimisht duhet të shënosh dy gola ndaj rivalëve direkt dhe pastaj mund të bësh sjellje arrogante, por në gjendjen që është Xhenoa, s’ka vlerë”, tha ndër të tjera Di Kanio.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"