Postuar: Tetor 9, 2024 | 11:53
Ish-trajneri i Kukësit drejt një aventure të re, Bledar Devolli pritet të prezantohet te klubi i …
Ish-trajneri i Kukësit, Bledar Devolli është shumë pranë një aventure të re.
Ai pritet të marrë drejtimin e një skuadre në Kosovë. Bëhet fjalë për Lirinë e Prizrenit që është në grupin A në Ligën e Parë.
Devolli do të zëvendësojë Granit Begollin në stolin e prizrenasve. Aktualisht skuadra ndodhet në vendin e 6-të me 11 pikë dhe Devolli do të tentojë kreun si fillim dhe më pas trofeun.
Marrëveshja është arritur mes palëve dhe pritet të prezantohet shumë shpejt nga drejtuesit e klubit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"