Ish-trajneri i Shqipërisë kritik ndaj Motës dhe skuadrës, Panuçi: Kopmeiners luan me 2 km në orë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2025 | 20:57

Ish-trajneri i Shqipërisë kritik ndaj Motës dhe skuadrës, Panuçi: Kopmeiners luan me 2 km në orë

Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi nuk i ka kursyer aspak kritikat ndaj Teun Kopmeinersit, por edhe Juventusit për gjendjen ku ndodhet.

Screenshot 2025-01-07 205733

“Shumë herë skuadrat tregojnë karakterin e trajnerit. Juventusi në këtë moment reflekton qetësinë e trajnerit, po sillet si Mota.

Unë mendoj që duhen trajnerë që i kthejnë dhomat e zhveshjes në skuadra të mëdha, sidomos në momentet që gjërat nuk shkojnë si duhet. Kopmeiners është duke ecur me 2 kilometra në dorë. Tek Atalanta kishte Gasperinin që e mbante në shina. Ndoshta Mota ka nevojë për pak më shumë kohë sepse është skuadra e tij e parë e madhe në karrierën si trajner”, përfundoi Panuçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"