“Isha shumë i frikësuar, nuk mund të flija para ndeshjeve me të”, Bonuçi befason me emrin e sulmuesit që i shkaktonte makthe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2024 | 23:53

“Isha shumë i frikësuar, nuk mund të flija para ndeshjeve me të”, Bonuçi befason me emrin e sulmuesit që i shkaktonte makthe

Leonardo Bonuçi ka zbuluar së fundmi kundërshtarin më të vështirë në karrierën e tij. Dhe në krye të listës së tij është një emër surprizë.

bonuci broja

Bonuçi kishte frikë të luante kundër një ish-sulmuesi të Atalantës. Pasi luajti kundër legjendave të futbollit si Mesi dhe Ronaldo, ishte sulmuesi aktual i Torinos, Duvan Zapata ai që i krijonte “makthe” ish-qendërmbrojtësit të Juventusit. 

Bonuçi tha “Sky Sports Italy”: “Kam luajtur kundër Lionel Mesit, Kristiano Ronaldos, Didier Drogba, Fernando Torres dhe shumë të tjerëve. Por unë kisha vërtet frikë nga Duvan Zapata. Para ndeshjeve kundër Atalantës, nuk mund të flija natën. Forca dhe prania e tij fizike e bënin atë makthin tim”, tregoi Bonuçi.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"