“Ishim inekzistent te goli i parë”, Daja është optimist për Dinamon: Nuk është keq barazimi në Korçë, ne jemi dora e vjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2024 | 19:19

“Ishim inekzistent te goli i parë”, Daja është optimist për Dinamon: Nuk është keq barazimi në Korçë, ne jemi dora e vjetër

Trajneri I Dinamos, Ilir Daja, e ka cilësuar si pozitiv barazimin në Korçë, ndonëse nuk favorizonte ekipin e tij për qëllimet që ka në renditje.

bandicam 2024-11-23 19-08-35-504

“Të luash në Korçë është gjithmonë bukur, ambient miqësor për të luajtur futboll. E nisëm ndeshjen mirë, e kisha thënë që barazimi nuk i shërben asnjërës prej skuadrave, ndaj dihej që do ishte lojë e hapur. Kjo u tregua edhe te ndryshimi i rezultateve, edhe pse te goli i dytë ishim inekzistent. Këtë barazim, edhe pse fitorja do të ishte e mirë, ia dedikojmë Martinit që u nda nga jeta dhe bashkohemi me dhimbjen e familjes. Nuk gjej më fjalë për të vazhduar këtë pjesë, sensibilzojmë të gjithë prindërit të jenë më afër fëmijëve që të mos kemi më ngjarje të tilla.

Pozitiv ishte realizimi në pjesën e dytë dhe me rastet që krijuam, mendoj se mund të kishim fituar, edhe pse barazimi nuk është rezultat i keq në Korçë.

Zabërgja ishte në pozicionin që luan zakonisht, thjesht kishte ndryshuar krahët, ajo që e largoi në pjesën e parë ishte që Vila duhet të spostohej në qendër që t’i linte hapësira. E diskutuam në pushimin e ndeshjes dhe kjo bëri që Zabërgja të ishte më larg portës në ojesën e parë, se te e dyta, të dy ishin në zonën e golit kur shënuam.

Dihet që mungon një lojtar i cili deri në verë ishte pjesë e Kombëtares edhe pse pa minutazh, Ishte përshtatje e Alijit në qendër, pa harruar edhe vlerat e Bregut që ishte në rimarrje të formës maksimale. Pra dy ekstremet, në mbrojtje dhe në sulm, ishin mungesa që me zor zëvendësohen. Edhe ekipet e tjera, edhe ne, duhet të mësohen me këto mungesa dhe duhet të gjejmë alternativa. Edhe Maliqi bëri ndeshje të mirë, ndonëse kundërshtar kishte Rashicën i cili është një nga lojtarët më të mirë të Superiores.

Ne jemi pak dora e vjetër, që i marrim gjërat hap pas hapi, nuk mendojmë shumë për çfarë do të ndodhë në fund të kampionatit. Ajo që është e rëndësishme është që loja rritet javë pas jave. Pjesa e dytë i takoi lojtarëve se ata ndryshuan situatën dhe e kaluan në favorin tonë. Pra kemi mundësi, edhe me mungesa, të bëjmë gjëra të mira, më mirë hap pas hapi se sa të mendojmë finishin”, tha Daja për RTSH pas duelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"