“Ishim më lart se Vllaznia”, Edi Martini largohet me pengje: Teuta bëri ndeshje të mirë, por duhen pikët
Vllaznia ka mposhtur 2-1 Teutën në sfidën e javës së 14-të të Superiores. Një fitore dramatike e shkodranëve në “Loro Boriçi”, që erdhi falë golit të ish-lojtarit të Teutës, Ildi Gruda, në minutën e 90-të.
Pas ndeshjes foli trajneri i Teutës, Edi Martini.
“Fati është një anë e medaljes, ana tjetër që ka momente që duhen lider, ato që me nerva dhe eksperiencë që duhet të zgjidhin disa situata që nuk mund t’i zgjidhi kushdo. Zhgënjehem se të marrësh gola në momente në fund është e pafalshme. Humbim topin pa përgjegjësi në sulm, pësojmë gol, këto të kushtojnë kur del para porte, ke mundësi të shënosh dhe humbet topin, pastaj ndëshkohesh.
Kur kam humbur në Ballsh e kam pranuar, kam qenë koshient për ndeshjen e dobët, por të luash kështu dhe të mos ndjesh asnjë shenjë inferioriteti, biles më lart se Vllaznia dhe të humbësh, kjo të dhemb.
Arifi nuk ishte në gjendjen e duhur fizike dhe Boçi nuk hyri si duhet. Bëmë ndeshje të mirë, por nuk më intereson sepse duhen pikë, është tabela që tregon kush je.
Dhe në fundin e pjesës së parë, Vllaznia ishte e çekuilibruar. Dhe në fund, por po luanim mirë, po shkonim te porta dhe kisha qejf të fitonim ndeshjen. Në disa raste kisha nevojë për shpejtësi të Torraj dhe Llocit. Në këto momente që hy ai gol në minutën 90-të, duhet çdo lojtar të nxjerrë topin dhe të mos e lëjë topin të hyjë në zonë, por ta nxjerrë jashtë, prandaj më vjen keq.
Duke pasur parasysh se ne nuk presim asnjë ekip, sulmojmë dhe presojmë lart. Nuk doja t’i hapja rrugë as Dodajt as Malës. Dhe Kruja dhe Peposhi nuk janë shumë strikta në repartin e mbrojtjes me tre dhe mendova ta kthej me katër. Nuk ishte ai problemi, biles i komplimentoj si luajtën. Vllaznia nuk pati forca në krah për të na sulmuar. Në pjesën e dytë pasi shënuam kishim rastet tona, humbëm topin, papjekuri për të fituar dhe më dhemb, më vjen shumë keq”, u shpreh Martini për RTSH.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"