Ishte i dehur dhe ngacmoi se*sualisht një femër, arrestohet mundësi që mori pjesë në Lojërat Olimpike
Policia franceze me sa duket duhet të ruhet më shumë nga ajo që po bëjnë sportistët sesa t’u garantojë atyre sigurinë gjatë Lojërave Olimpike, Një ditë pasi arrestoi një sportist pasi u kap duke blerë kokainë, raportohet se ajo ka arrestuar një tjetër, pasi në gjendje të dehur ka ngacmuar seksualisht një femër në rrugët e Parisit.
Në orët e para të mëngjesit së të premtes, policia ka ndalur një egjiptian i cili raportohet se është mundës i cili ka marrë pjesë në garat e Paris 2024. Ai është shoqëruar në komisariat, pasi raportohet se ka qenë në gjendje të dehur.
Viktima ka bërë denoncim ndaj tij, pas ngjarjes që kishte ndodhur në një nga rrugët në krah të lumit Senë që kalon kryeqytetin francez. Policia franceze bëri të ditur se kishte nisur hetimin për ngjarjen e rëndë pasi mundësi egjiptian akuzohet për ngacmim seksual.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"