Ishte kthyer titullar në klubin e Serisë A, dëmtimi ndal mesfushorin e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2024 | 16:54

Ishte kthyer titullar në klubin e Serisë A, dëmtimi ndal mesfushorin e Kombëtares

Një tjetër dëmtim frenon Medon Berishën, në momentin më të mirë të tij. Djaloshi shqiptar ishte kthyer titullar në radhët e Leçes dhe po shfaqej si një nga elementët kyç të ekipit që tashmë drejtohet nga Marko Xhampaolo.

berisha

Berisha u kthyes pas një dëmtimi tremujor dhe fitoi shpejt besimin e trajnerit, duke luajtur rregullisht në ndeshjet e fundit, teksa uli në stol Ylber Ramadanin falë paraqitjeve të tij. Por futbollisti i ri është detyruar të lërë në mes stërvitjen e fundit të Leçes, për shkak të një probleme muskulor.

Sipas mediave italiane, kjo është një situatë shqetësuese për Leçen, pasi vështirë se ai mund të rikuperohet në kohë për një ndeshje delikate ndaj një kundërshtari direkt për mbijetesën, siç është Komo, me të cilin përballet të hënën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"