Postuar: Shtator 24, 2024 | 15:49
Ishte ndeshja e fundit për të me Gjermaninë, ish-mesfushori ironizon UEFA-n: Quhem kampion i Europës?
Toni Kros ka ironizuar UEFA-n, që përmes Komisionit të Arbitrave pranoi se rasti i Kukurejas duhej akorduar penallti për Gjermaninë kundër Spanjës në Euro2024.
“Duheshin 3 muaj për të kuptuar se ishte dorë, të cilën gjithë të tjerët e kuptuan në sekonda. Kjo më qetëson dhe më bën të ndihem mirë. Tani që ato zyrtarisht e kanë konfirmuar, mund të quhem kampion i Europës?”
Kjo ishte çfarë shprehu ish-mesfushori gjerman, që atë ndeshje e pati të fundit me kombëtaren e tij. Kujtojmë se Spanja fitoi 2 me 1 në çerekfinale përballë Gjermanisë, teksa rasti i Kukurejas mund të ndryshonte fatin e lojës, pasi erdhi kur rezultati qëndronte 1 me 1.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"