“Ishte ndeshje për barazim”, analiza e kapitenit Ismajli: I morëm masat në mbrojtje dhe ia dolëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2024 | 23:05

“Ishte ndeshje për barazim”, analiza e kapitenit Ismajli: I morëm masat në mbrojtje dhe ia dolëm

Kapiteni i Shqipërisë, Ardian Ismajli, analizoi barazimin pa gola që kuqezinjtë regjistruan në shtëpi ndaj Çekisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “TV Klan”, ai u shpreh:  

WhatsApp Image 2024-11-16 at 23.01.52

“Nuk ishim mirë në fillimin e ndeshjes. Çekët na dominuan, pastaj e morëm nën kontroll. Rrezikuam me Laçin, në pjesën e dytë ishim ne më dominues. Në pjesën e parë ata kishin më shumë raste, ato dy shtyllat, në pjesën e dytë ne e kërkuam më shumë, luajtëm më shumë me topin. Kur e shikon realisht ndeshja ishte për barazim.  

Kur një sulmues shënon 2 gola, duket sikur kemi vuajtur. Sot e kemi njohur më mirë kundërshtarin, ai sulmues ishte hera e parë që luante kundër nesh në ndeshjen e parë, ndërsa sot i morëm masat dhe ia dolëm”, deklaroi Ismajli.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"