Ismaili: I respektojmë kundërshtarët, jemi Tirana dhe luajmë për 3 pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 15:32

Ismaili: I respektojmë kundërshtarët, jemi Tirana dhe luajmë për 3 pikë

Qëndrim Ismaili është një nga zbulimet e Tiranës në këtë kampionat. Lojtari që erdhi nga Kosova, ishte nga më të mirët atje, ndërsa zgjodhi bardheblutë. Në katër javë, ai ka qenë titullar dhe ka luajtur 360 minuta në fushë, duke shënuar edhe një gol.

ismaili

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Elbasanin, mbrojtësi i majtë foli për të Bylisin, Elbasanin dhe Superioren.

BYLISI- “Mendoj se e nisëm keq pjesën e parë me Bylisin, por në pjesën e dytë u kundërpërgjigjëm mirë. Shënuam dy gola. Fatkeqësisht pësuam një gol në fund që duhej evituar. Ama këto i ka futbolli”.

FITORJA -“Është momenti i duhur për të marrë fitoren, në fushën e duhur, para tifozëve tanë, në shtëpinë tonë”.

MINUTA TË PLOTA- “Të qenit titullar do të thotë shumë. Kam punuar, po shumë që të jem titullar dhe për të qenëpjesë e një klubi të madh siç është Tirana, por nuk do tëndalem me kaq”.

SHQIPËRIA – “Superiorja është kampionat shumë i fortë. Kaskuadra të mira. Jam i kënaqur që jam këtu”.

NGËRÇI -“Ne kemi luajtur mirë, por nuk kemi fituar. Kemi bërëmjaft ndeshje të mira, mirëpo nganjëherë edhe fati nuk ecën. Them se nga kjo ndeshje, historia do të jetë ndryshe”.

ELBASANI – “Elbasanin e kemi studiuar, e respektojmë si ekip. Mirëpo ne jemi Tirana dhe luajmë për tri pikë. Për mëtepër që luajmë përballë tifozëve tanë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"