Ismajli “fut në xhep” Vlahoviç, Juventusi ndalet pa shumë shkëlqim edhe përballë Empolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2024 | 19:57

Ismajli “fut në xhep” Vlahoviç, Juventusi ndalet pa shumë shkëlqim edhe përballë Empolit

Juventusi vazhdon të lërë pikë rrugës dhe pas barazimit ndaj Romës, ka ardhur një tjetër më shqetësues në fushën e Empolit. Përsëri me shifrat 0-0, shenjë se idetë e Tiago Motës për futbollin ofensiv, nuk po japin efekt te bardhezinjtë.

vlahovic

Në duelin e sotëm, skuadra e Juventusit ishte ajo që kishte më shumë mbajtjen e topit dhe kontrollin e lojës, por tentativat përballë Vazkez ishin të pakta. Ajo që ra në sy ishte paraqitja në prapavijë e Ardian Ismajlit në radhë e Empolit, pasi mbrojtësi kuqezi nuk la në asnjë moment Vlahoviç të merrte frymë i qetë dhe bëri që sulmuesi të mos shfaqej thuajse asnjëherë rrezikshëm gjatë 90 minutave.

Kësisoj, sfida u mbyll me barazimin 0-0 dhe me Juventusin që tashmë mund të lëshojë kreun, teksa Empoli vazhdon të ruajë pathyeshmërinë pas katër javëve të para të kampionatit.

EMPOLI-JUVENTUS 0-0

asdfdsfdssdfsfdsdsdfsfd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"