Ismajlin e kërkojnë Juvja dhe Interi, ish-presidenti i klubit të Serisë A ia sugjeron Napolit: Ideal për Konten, është shumë i fortë
Ardian Ismajli është kthyer në emrin më të lakuar të merkatos në Itali, pasi mbrojtësi shqiptar po zhvillon një sezon të shkëlqyer dhe mendohet se shumë shpejt mund të largohet nga Empoli, me destinacion Juventusin apo Interin që e monitorojnë me kujdes.
Por Stefano Kisoli, ish-presidenti i klubit të Specias që e solli në Itali Ismajlin tre vite më parë, mendon se mbrojtësi kuqezi është shumë i fortë dhe ia këshilloi në fakt Napolit që ta merrte. Duke folur për “Radio Goal”, ai komentoi interesin e Napolit për një tjetër ish-futbollist të Specias, KIvior, duke përmendur menjëherë Ismajlin.
“Kivior është një lojtar i madh, ka teknikë të mirë dhe fizik të mirë. Por është një tjetër lojtar që po bën shumë mirë, të cilin e kisha te Specia dhe që do t’i bënte punë Kontes. Bëhet fjalë për Ismajlin, i cili është tani te Empoli, ai është shumë i fortë”, tha Kisoli.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"