Italia kundër Gjermanisë në Ligën e Kombeve, zëvendësi i Spaletit: Ata kanë traditë, edhe ne kemi shpresë
Luçiano Spaleti ia ka lënë vendin zëvendësit të tij Domenikini për të folur në lidhje me shortin e hedhur ditën e djeshme në Nikon që i vuri përballë skuadrën e Gjermanisë.
Ai ka thënë se do të jenë dy ndeshje të vështira, por axurrët kanë besim se mund të bëjnë mirë dhe të shkojnë deri në fundin e këtij kompeticioni. “Gjermania është një skuadër shumë e fortë, e strukturuar dhe me një traditë të madhe në të tilla kompeticione. Deri tani ka një miks mes të rinjve dhe lojtarëve me eksperiencë.
Do të jenë 2 ndeshje të vështira, por edhe të bukura njëkohësisht. Ne do të luajmë shanset tona sepse jemi të bindur që mund të bëjmë mirë dhe të shkojmë në raundin tjetër. Sigurisht që do të kishim dashur ta mbyllnim në vendin e parë fazën e grupeve, por i tillë është futbolli. Të shohim përpara”, tha Domenikini.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"