Postuar: Nëntor 6, 2022 | 15:57
Italia ngjitet sërish në majën e Moto GP-së, Banjaja shpallet Kampion Bote me Ducati-n
Françesko Banjaja është Kampioni i ri i Botës në Moto GP, pas garës së fundit në Valencia.
Një garë e cila u mbërthye nga emocionet, me pilotin italian që nuk shkoi më shumë se vendi i 9, por që i mjaftoi për të mundur rivalin e tij, Fabio Kuartararo dhe për ta ulur nga froni.
Për sa i përket garës, ajo u fitua nga Aleks Rins, teksa Binder u rendit në vendin e dytë dhe podium u plotësua nga Horge Martin.
Italia gjithashtu gëzohet dhe me faktin që Ducati u shpall kampion Bote për konstruktor disa javë më parë, për ta ngjitur atë dhe njëherë në majën e Moto GP-së.
Banjaja bëhet kështu i pari italian që triumfon në këtë sport, që nga legjenda Valentino Rosin ë vitin 2009.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"