Iu përfundoi huazimi, Seferi dhe Totre dalin në stërvitje me skuadrën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2024 | 22:24

Iu përfundoi huazimi, Seferi dhe Totre dalin në stërvitje me skuadrën e…

Taulant Seferi dhe Enur Totre janë rikthyer te Vorskla Poltava në Ukrainë. Dy lojtarët që në të kaluarën kanë qenë pjesë e Tiranës, kanë mbaruar periudhën e huazimit në ekipin e Baniya në Emiratet Arabe dhe Shkëndijën duke u rikthyer me ish-klubin që i zotëronte kartonin. 

seferi

Seferi luajti 28 ndeshje me Baniyas duke shënuar 12 gola e 5 asiste, ndërsa Totre mbajti shiritin në 44 ndeshje me Shkëndijën ku shënoi 5 gola e 3 asiste. 

Seferi e Totre ishin protagonistë absolut me Tiranën në sezonin e titullit të fundit të bardhebluve, nga ku më pas u shitën drejt Vorsklas për 750 mijë euro. Ngelet të shihet me mjaft  interes nëse lojtarët do të mbeten pjese e klubit ukrainas këtë sezon, apo do të kërkojnë një aventurë të re. Momentalisht të dy po stërviten me Vorskla Poltava.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"