Postuar: Dhjetor 17, 2024 | 11:46
Ivan Gvozdenoviç komenton përballjen Shqipëri-Serbi: Nëse bëhen bashkë, heqin Anglinë
Shqipëria do të përballet në kualifikueset e Botërorit 2026 me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Me serbët pritet të jetë një ndeshje e zjarrtë dhe për këtë ka folur edhe trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç.“Shorti është i vështirë, grupi është i fortë dhe interesant. I fortë sepse kemi Anglinë brenda, interesant sepse kemi një ndeshje midis Shqipërisë dhe Serbisë. Nëse jemi bashkë, heqim nga loja Anglinë dhe do kapim vendin e parë dhe vendin e dytë, prapë ne jemi në rregull”, tha trajneri serb në emisionin Opinion në Tv Klan.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"