“Jam gati të luaj titullar”, Mihaj i jep sinjal Silvinjos: E rëndësishme është që ekipi të shkojë në Europian
Enea Mihaj kaloi nga i paftuar në listë, në titullar në radhët e Shqipërisë dhe bëri një paraqitje të mirë ndaj Polonisë. Ai tregoi se ishte i gatshëm të vazhdonte të luante si i tillë edhe kur të ktheheshin emra si Ismajli e Gjimshiti.
“Në fillim nuk isha në listë, por jeta ime është të punoj dhe do jem gati gjithmonë. Fillova ndeshjen, besoj se kemi bërë një ndeshje të mirë me Kumbullën, kemi ndihmuar ekipin të gjithë ndihmuan mbrojtjen, edhe sulmuesit. Levandovski është një lojtar shumë i madh, luan te ekipi më i mirë në botë dhe është e vërtetë se duhet të fokusohesh më shumë te një lojtar si ai. Por ne punuam si kolektiv dhe bëmë një ndeshje të mirë.
Zgjedhjet nuk i di unë, është puna e trajnerit. Unë jam gjithmonë gati të punoj, të bëjë një sezon të mirë me ekipin. Jam gati të bëj një ndeshje në kombëtare, e tregova por siç e thashë, është e rëndësishme që ekipi kombëtar të fitojë. Kush është në fushë duhet të japë maksimumin. Po të isha, është e mirë për mua, e rëndësishme është që ekipi të shkojë në Europian.
Besoj se ekipi ka lojtarë për të luajtur me dy skema. Besoj se kemi bërë një ndeshje të mirë, me dy qendërmbrojtësit kemi bërë një ndeshje të fortë, në mbrojtje të fortë e në sulm. Besoj se kemi lojtarë me kualitet që mund të luajnë me shumë skema. Trajneri do na tregojë çfarë është më e mirë për në”, tha Mihaj për ”SuperSport” pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"