Postuar: Tetor 25, 2024 | 22:32
Janë ndëshkuar me kartonë të kuq në 3 sfida radhazi, ironizon drejtori i Egnatias: Ndeshjen tjetër e fillojmë me 9 veta
Egnatia nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Dinamos. Kampionët në fuqi të Superiores e mbyllën sfidën me 10 lojtarë, teksa në minutën e 53-të, Albano Aleksi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Kjo është ndeshja e tretë radhazi që rrogozhinasit e mbyllin me 10 lojtarë, pasi në dy sfidat e mëparshme respektivisht ndaj Teutës dhe Skënderbeut janë ndëshkuar Dylis dhe Malota, ky fakt ka zemëruar drejtorin e përgjithshëm të Egnatias, Klejdi Zenelaj, që nëpërmjet një postimi në “Instastory” nuk i ka kursyer ironitë, teksa ka postuar një foto të ekipit me mbishkrimin “Ndeshjen tjetër e fillojmë me 9 vita”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"