Jashtë edhe Deliu, Brdariç fikson titullarët e Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2024 | 11:40

Jashtë edhe Deliu, Brdariç fikson titullarët e Vllaznisë

Kur u mendua se situata me dëmtimin e mesfushorit Ardit Deliu nuk ishte kritike, ekzaminimet treguan tjetër gjë. Dëmtimi i tij ishte jo pak problematik. Si rrjedhojë mësohet se ai do t’i duhet të qëndrojë 3-4 javë pushim.

brdaric vllaznia

Ai u dëmtua në miqësoren e së premtes ndaj Otrant dhe u detyrua të largohet nga fusha e lojës në minutën e 20- të. Vetë trajneri Brdariç u shpreh se duhej pritur ekzaminimet dhe konsulta me stafin mjekësor, i cili në fakt ka ardhur dhe nuk është aspak i mirë.

Mësohet se Deliu ka pësuar një plasje të kockës së njërit prej gishtave të këmbës dhe si rrjedhojë do t’i duhet të qëndrojë për një periudhe 3 apo 4 javore jashtë skuadrës. Një mungesë e tillë shton edhe më shumë hallet për stafin teknik, sepse siç dihet, të dëmtuar vazhdojnë të jenë dhe do të mungojnë ndaj Egnatias edhe Gruda, Kahrimanoviç, Çoba dhe po ashtu edhe Stojanoviç. Të pestë këta futbollistë janë të pamundur për të luajtur kundër Egnatias. Shto këtu edhe Dodajn që është i ndëshkuar me karton të kuq e çon në gjashtë numrin e mungesave.

FORMACIONI –  Megjithatë tekniku Brdariç duket se ka skicuar edhe formacionin që do të përballet ditën e mërkurë kundër Egnatias. Ndryshime nuk do të ketë në portë ndërsa në të tre repartet ka lëvizje nga formacioni i ndeshjes së fundit me Skënderbeun. Qarri do të mbrojë sërish katërkëndorin. Ndërsa në mbrojtje përkrah dyshes Gurishta e Yagoo që do të jenë në krahë, në qendër luajnë Juriç e Bajrami, me këtë të fundit që ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë menjëherë në 11-shin e parë.

Po ashtu një rikthim me vlera do të jetë ai i Krymit, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe do të përbëjë treshen e mesit të fushës së bashku me Alivodën e Qaton. Në lëvizje e detyruar do të jetë edhe në treshen e sulmit.

sdssdsdsasdsad

Mungesa e Dodajt për arsye kartonësh do të bëjë që të besohet sërish te një emër i ri si ai i Antoni Delajt. Kjo edhe për faktin se edhe dyshja tjetër e sulmuesve anësor Gruda e Çoba janë të dëmtuar për këtë takim. Ndërsa Mala do të jetë sërish në krahun tjetër të sulmit në mbështetje të kapitenit dhe goleadorit Bekim Balaj.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"