“Jasir Asani shënon vetëm golazo”, UEFA bie në “dashuri” me perlat e yllit të Kombëtares (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2023 | 23:33

“Jasir Asani shënon vetëm golazo”, UEFA bie në “dashuri” me perlat e yllit të Kombëtares (VIDEO)

Faqja zyrtare e Euro 2024 në “Instagram” duket se ka rënë në “dashuri” me perlat e Jasir Asanit në eliminatoret e Europianit, teksa i ka dhënë sërish jehonë supergolave të shënuara nga ylli i Kombëtares shqiptare, ku së fundmi ka shpërndarë një video me 3 golat spektakolarë të shënuar nga 28-vjeçari. “Jasir Asani, vetëm golazo”, ka shkruar “UEFA EURO 2024” në faqen zyrtare në “Instagram”. 

JASIR ASANI

Padyshim që kjo video ka marrë reagime të shumta nga tifozët shqiptarë anë e mbanë botës dhe jo vetëm. Vlen të theksohet fakti se golat e Jasir Asanit, kanë qenë njëri më mbresëlënës se tjetri, duke tërhequr edhe vëmendjen e mbarë opinionit sportiv, si vendas dhe ati të huaj.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"