Java 12-të e Superiores, njihuni me formacionin më të mirë dhe më të dobët nga Panorama Sport
Superiorja mbylli javën e 12-të të saj. Panorama Sport iu sjell kështu dhe formacionin më të mirë si dhe më të dobët ndër dhjetë skuadrat.
Ilir Daja, trajneri më i mirë- “Efekti” i Ilir Dajës te Dinamo kulmoi në ndeshjen kundër Elbasanit, prandaj dhe trajneri i bluve është padiskutim më i miri i kësaj jave. Të besuarit e tij u dhanë leksion verdhebluve, duke shkëlqyer me lojë dhe gola. Daja e menaxhoi më së miri ndeshjen, ndërsa pesë golat e shënuar ishin manual për nga mënyra se si u realizuan, ku dukej qartë dora e trajnerit për aksionet e ndërtuara nga skuadra dinamovite.
Roberto Bordin, trajneri më i dobët- Të humbësh 5-0 është e rëndë, por në Elbasan u pranua sportivisht rezultati, duke e konsideruar më shumë si një aksident që mund t’i ndodhë çdo skuadre në një kampionat të gjatë. Trajneri italian, Roberto Bordin, përfundon në këtë rubrikë natyrshëm, ndërsa pas ndeshjes nuk u fsheh, por menjëherë u kërkoi ndjesë tifozëve dhe klubit për paraqitjen e dobët dhe humbjen me shifrat katastrofike.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"